Tërnava: Nuk ndryshova unë statutin e BIK, e bëri Kuvendi

0

I pari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka folur për dy mandatet e tij në krye të BIK-ut.

Tërnava i ftuar në Pressing thotë se nuk ishte ai që ndërroi statutin e institucionit fetar për t’ia mundësuar vetës edhe një mandat më tepër.

Sponzor

Thotë se një gjë të tillë e bëri Kuvendi i BIK.

“Jam një udhëheqës shpirtëror, nuk kam mundësi të ushtrojë diktat ndaj dikujt. S’kam as polici, as AKI, as Ushtri. Përkrahja ka qenë nisur nga besimi i tyre me punën që e kemi bërë bashkërisht, përkrahja nuk ka munguar asnjëherë. Unë e kam ndier vetën mirë, edhe sot e ndiejë veten mirë ngase e di se kemi punuar shumë. Gjatë rrugëtimit edhe mund të kem gabuar, mund të jetë dobësi”, ka thënë ai.

Më 2013 Tërnava kishte arritur ta ndërronte statutin e brendshëm të zgjedhjeve, i cili të njëjtit deri në atë vit, nuk ia lejonte të jetë në krye të këtij institucioni fetar më shumë se dy mandate.

Po ashtu Tërnava ka thënë se nuk ka qenë kurrë anëtar i ndonjë partie politike.

“Nuk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë partie politike’, tha Tërnava, duke shtuar se nuk ka pasur ndonjëherë post qeveritar, të cilat i quan shpifje.

-Sponzor-