Thaçi: Ditë e madhe për sportin kosovar

0

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se sot është një ditë e madhe për sportin kosovar.
I pari i vendit përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përfaqësuesja e Kosovës në futboll na dhuroj spektakël me pesë gola të shënuara. Kurse, xhudistët edhe sot kanë vazhduar të na sjellin medalje nga garat ndërkombëtare, përcjell lajmi.net

Ai ka thënë se është krenar me sportistët kosovarë.

Sponzor

“Ditë e madhe për sportin kosovar. Përfaqësuesja jonë në futboll na dhuroj spektakël me pesë gola të shënuara. Kurse, xhudistët tanë, edhe sot kanë vazhduar të na sjellin medalje nga garat ndërkombëtare. Krenar me sportistët tanë”, ka shkruar Thaçi. /Lajmi.net/

-Sponzor-