Thaçi flet për takimin urgjent që pati me Haradinajn dhe Kosnet: Aty vendosëm kështu

0

Ndryshe nga kryeministri Haradinaj që paralajmëroi zhvillime duke lënë të kuptohet se mund të bie edhe Qeveria, Presidenti Hashim Thaçi, takimin me ambasadorin amerikan dhe me liderët institucionalë paraqiti gjithçka si të zakonshme.
Presideneti Thaçi, i cili pak më parë bëri homazhe pran shtatores së heroit Zahir Pajaziti, foli për takimin që pati me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe krerët e tjerë të koalicionit, transmeton Gazeta Express.

Thaçi i pyetur se a pati përafrim me Haradinajn rreth taksës tha vetëm se “Takimet e tilla janë të zakonshme, ndodhin shpesh edhe me ambasadorë edhe me bartësit e institucioneve”.

Sponzor

“Ishte takim që i ka kontribuuar qartësisë së agjendës dhe natyrisht fuqëzimit të bashkëpunimit edhe më të fuqishëm me Amerikën” shtoi ai.

Thaci tha se nuk ka agjendë as individ qe e prishë miqësinë e Kosovës me SHBA’në, duke refuzuar të përgjigjet më konkretisht se cka u bisedua për taksën ndaj produkteve serbe.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit ka paralajmëruar zhvillime javës në vijim.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e prishjes së koalicionit dhe rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, nëse vazhdojnë mospajtimet politike, derisa ka ripërsëritur se taksa nuk do të hiqet para marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë.

“Ne nuk e kushtëzojmë dialogun me vendime të qeverisë. Jam për rikthim të dialogut por vendimet janë tonat. Dje kemi pasur takime me partnerët, kemi folur për sfidat, nuk jemi pa sfida. Kemi kërkesa për t’i dhënë shans dialogut. Jam për dialogun por s’e kuptoj pse ndërlidhet taksa me dialogun. Është një kërkesë e vazhdueshme për tërheqje të taksës. Një marrëveshje mes dy vendeve mund t’i zgjidhë të gjitha çështjet, dhe ekonominë e lirë. Ne i vazhdojmë konsultat me partnerët e koalicionit. Duhet të vazhdohet dialogu dhe aty të flitet për taksën e të gjitha”, ka thënë Haradinaj, që poashtu bëri homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

-Sponzor-