Thaçi i kundërpërgjigjet deputetes së Vetëvendosjes: Çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?

0

 

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka reaguar nënkryetarës së Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha-Kollqaku ka shpërnda një citat të një analisti fantom serb se “Albin Kurti s’ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së”.

Thaçi i ka thënë se është krenar që ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj.

lg.php.gifAi tha se “Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.

Madje Thaçi ka pyetur Kollqakun se çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?

 

Ky është postimi i deputetes së Vetëvendosjes:

 

“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë. Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së. Ndërkombëtarët nuk kanë fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tij është i shpejtë sikur kompjuteri, intelegjenca e tij e ngritur në kulminacion, mban në mend shumë shifra dhe data.

Shumë i rëndë për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht
Albin Kurti është njëri nga Liderët më të kompletuar të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjendet dhe dëgjon përballë tij në tavolinë”, ka thënë analisti politik nga Beogradi.

Në fakt të “kërcënuar” mund të ndihen vetëm ata që flasin dhe sundojnë me veprimet dhe gjuhën e urrejtjes.

-Sponzor-