Thaçi: Krime lufte nuk kam bërë asnjëherë, po të kthehesha prapa në kohën e zezë të Milosevicit, do ta bëja të njëjtën

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar për herë të parë pas publikimit të aktakuzës ndaj tij nga ana e Gjykatës Speciale, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi përmes një video-konference i është drejtuar publikut, ku është shprehur edhe në lidhje me krimet e luftës për çka edhe akuzohet.

Duke mohuar krimet për çka i është ngritur aktakuza, ai thotë se edhe po të kthehet në kohën e luftës, do ta bënte të njëjtën.

“Të dashur qytetarë, gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë. Edhe po të kthehesha mbrapa në kohën e zezë të Milosevicit, do ta bëja të njëjtën. Një gjë më lejoni ta bëjë shumë të qartë që. Mbi dy dekada i kam mbështetur ngritjen e gjykatave, e që me të njëjtin parim edhe sot”, ka thënë Thaçi

-Sponzor-