Thaçi merr vendim të papritur lidhur me vrasjen e Ivanoviqit, befason të gjithë

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka siguruar përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, se institucionet përgjegjëse të Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndriçuar sa më shpejtë vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri e vendit, Oliver Ivanoviq.

Përmes një bisede telefonike me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Thaçi ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë dialogun dhe përpjekjet për normalizim të plotë me Serbinë, njofton Zyra për Informim e presidentit.

Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, gjatë ditës ka telefonuar Presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë, pas vrasjes së Ivanoviqit në veri të Kosovës.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵).
Sponzor

Menjëherë pas vrasjes, presidenti Thaçi i kishte ftuar organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë.

Ai kishte apeluar te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje

-Sponzor-