Thaçi përballet me Vuçiq për ushtrinë në Këshillin e Sigurimit

0

Republika e Kosovës është bërë me ushtri të premten që lam pas. Kjo ka nxitur reagimin e zyrtarëve serbë. Majde Serbia ka kërkuar mblëdhje urgjente nga Këshilli i Sigurimit për të biseduar rreth kësaj çështje. Mbledhja do të mbahet të hënën (nesër).

Presidenti i vendit do ta zhvillojë të parën përballje në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me presidentin serb Aleksandar Vuçiq të hënën në mbrëmje, pas kërkesës së Serbisë për mbledhje si rrjedhojë e transformimit të FSK-së në ushtri.

Sponzor

Kështu merr vesh nga burimet e veta Klan Kosova. Të hënën në mbrëmje, prapa dyerve të mbyllura, Këshilli i Sigurimit mban mbledhje me kërkesën e Serbisë, pas kalimit në Parlamentin e Kosovës të pakos së ligjeve që i jep mandat shtesë Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Përballja e dy presidentëve do të zhvillohet vetëm dy ditë pas transformimit me ligj të FSK-së në ushtri dhe një ditë pas miratimit në Kuvendin e Kosovës të rezolutës, ligjit dhe Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë.

Të premten, me votat e të gjithë deputetëve, përveç atyre të Listës Serbe, kuvendi miratoi tre projektligjet që i japin mandat ushtarak mbrojtës Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Ndërsa dje, deputetët e mazhorancës, sërish pa ata të Listës Serbe, por me votat e Partisë Socialdemokrate, miratuan rezolutën dhe ligjin që rregullon bisedimet me Serbinë, si dhe përbërjen e ekipit që do t’i zhvillojë bisedimet.

-Sponzor-