Thaçi: PO bashkimit të Preshevës me Kosovën, JO ndarje të Kosovës, JO shkëmbim të territoreve

0
epa06693925 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci atttends a press conference with President of the European Council Donald Tusk (unseen) during a meeting in Pristina, Kosovo, 26 April 2018. Donald Tusk arrived in Pristina for a one day official vist. EPA-EFE/PETRIT PRENAJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kohëve të fundit vazhdimisht po kërkon vëmendjen e mediave por nuk po heziton edhe t’i sulmojë. Përmes konferencave për shtyp presidenti shpaloste idenë e tij për shkëmbim të territoreve me Serbinë, ndërsa në media sociale ai po pohon se nuk do të ketë ndarje e as shkëmbim.

Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Të tjerat fake news (lajme të rreme), thotë Thaçi.

Sponzor

“Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news”, ka shkruar Thaçi, transmeton Express.

Presidenti Thaçi ka filluar të përdorë gjithnjë e më shumë një qasje sulmuese ndaj gazetarëve, duke përdorur sintagmën “fake news” që e popullarizoi presidenti Trump në përplasjet e tij me media.

-Sponzor-