Themeluesi i LDK-së në 29 vjetorin e themelimit: Fituam mbi frikën, censurën, komunizmin, dhe mbi pansllavizmin

0

Milazim Krasniqi, i cili kishte qenë ndër themeluesit kryesor të formimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, 29 vite më parë, ka kujtur ditën e 23 dhjetorit të vitit 1989, shkruan Gazeta NewBorn.

Krasniqi, ka thënë se me formimin e LDK-së, ata fituan mbi frikën, censurën, komunizmin dhe poashtu mposhtën edhe pansllavizmin.

Krasniqi i cili kishte qenë edhe sekretar i SHSHK-së për shumë vite, tha poashtu se kishin rastin dhe fatin që ta prekin me dorë ndryshimin që bënë historinë.

Postimi i Krasniqit:

Sot u mbushen 29 vjet nga dita kur në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës e themeluam Lidhjen Demokratike të Kosovës, projektin më të madh politik në historinë e shqiptarëve të Kosovës. Ka kaluar shumë kohë, kemi pasur suksese e dështime, fitore e disfata, por data e themelimit mbetet një fitore e përhershme. Fituam mbi frikën, mbi censurën, mbi komunizmin, mbi pansllavizmin. Ndër vite, secili prej ne themeluesve morëm drejtimin tonë, por kontributet tona mbeten perherë në themelet e këtij projekti monumental. Shumë të tjerë kanë dëshiruar më vonë që të ishin atë ditë në atë vend, por nuk ishin. Ne që që ishim aty, ishim me fat, sepse patëm rast ta prekim me dorë ndryshimin që bënë historinë. (Siç shihet edhe në këtë foto nga Kuvendi themelues, ishte koha kur edhe unë mbaja një shall.)

-Sponzor-