Theret me thikë një 16-vjeçar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fier.

Një 16-vjeçar është qëlluar me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në lagjen “Apolonia”.

Sponzor

16-vjeçari i identifikuar si Denis V. është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Sipas burimeve paraprake të policisë, mësohet se dy adoleshentët kanë pasur një zënkë të çastit.

Policia bën të ditur se ka identifikuar si autor të kësaj ngjarje të rëndë shtetasin F.G, rreth 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. /TCh/

-Sponzor-