Therje me thikë në Hajvali, arrestohet një person

0

Mbrëmë rreth orës 19:00, policia  ka marrë informacionin se në fshatin  Hajvali të Prishtinës, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktima E.B, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka marrë plagë nga arma e ftohët  (thikë) dhe i njëjti  menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Lidhur me rastin në fjalë policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, tre prej të cilëve janë liruar pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit,  ndërsa i dyshuari i katërt A. Sh, mashkull , 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  për veprën lëndim i rëndë  trupor (therje me thikë) është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

-Sponzor-