Tifozi 20-vjeçar kryen vetëvrasje pas eliminimit të Argjentinës

0

Monotosh Halder, një tifoz 20-vjeçar i Messit dhe Argjentinës, kreu vetëvrasje në Habibpur i cili ndodhet në Bengalin e Perëndimit, pasi Albicelestes u mposht 4-3 nga Franca dhe u eliminua nga Kupa e Botës.

Halder, një tifoz i zjarrtë i Messit, ishte mjaft i pikëlluar pasi ekipi i tij i zemrës u largua nga Botërori. Ai pasi hëngri sarkë të shtunën në mbrëmje, shkoi në dhomën e tij për të fjetur duke mbyllur derën e dhomës së gjumit.

Sponzor

Të dielën në mëngjes, pas disa përpjekjeve të familjarëve për të hapur derën kanë njoftuar policinë. Dera u shkatërrua dhe brenda u gjet trupi i pajetë i Halder, i varur në tavan.

“Djali im nuk kishte sëmundje, ai ishte një tifoz i Argjentinës dhe çdo ditë ai qëndronte para televizorit që nga fillimi i Kupës së Botës. Ai ishte i tronditur pas humbjes së Argjentinës me Francën. Por nuk kemi menduar kurrë se do të bënte diçka të tillë,” tha Mongol Halder, babai i të ndjerit.

Ndërkohë, policia në Malda ka filluar një hetim. “Ne po hetojmë rastin. Duket se ai ka bërë vetëvrasje pasi Argjentina humbi në kupën botërore”, tha policia.

Një tjetër incident i vetëvrasjes ishte raportuar më parë nga Kerala kur trupi i një 30-vjeçari u gjet në një lumë në Kottayam. Ai kishte shkruar një letër dhe u zhduk pas humbjes 3-0 të Argjentinës kundër Kroacisë më 21 qershor.

-Sponzor-