Sot gjatë ditës u raportua se një gjarpër është futur në veturën e një qytetari në parkun e Gërmisë.
I njëjti kishte lajmëruar organet përgjegjëse për të larguar gjarpërin. Por, edhe dy orë pas kësaj ngjarje, duket se ende nuk ka rezultate.
Kjo pasi Indeksonline nga vendi i ngjarjes raporton se Policia ka urdhëruar merimangën që të tërheqë veturën në të cilën është futur gjarpëri.
Vetura e tipit Golf 4 momentalisht është duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
-Sponzor-