Tomë Gashi e sheh implikimin e Rexhep Selimit në vrasje të pasluftës si njollosje të VV-së

0

Avokati Tomë Gashi ka bërë një reagim në Facebook pas raportimeve se Rexhep Selimi është emri i përfolur si urdhër-dhënës i dy vrasjeve të ndodhura pas luftës, atë të Xhemajl Mustafës dhe atë të Ekrem Rexhës – komandant Drinit.

Gashi e ka quajtur raportimin e mediumit AlbanianPost si “tentativë të pasuksesshme” derisa ka përsërit që Selimi nuk ka qenë nën hetime për rastet e përmendura.

Sponzor

Dosjet e misionit ndërkombëtar UNMIK nuk dihet pse nuk kanë nxitur veprime të drejtësisë vendore deri tash, përcjell Periskopi.

Ai ka deklaruar se ky është një tentim që të sulmohet Lëvizja Vetëvendosje.

“Ata që janë alergjik ndaj Lëvizjes VETEVENDOSJE! kot e kanë që me publikime të tilla të pabazuara e të pavërteta të kërkojnë publicitet duke bërë spektakle të cilave as ata vetë nuk i besojnë.” – ka thënë z. Gashi.

Statusi i plotë i Gashit:

Tentativë e pasuksesshme e implikimit të z. Rexhep Selimit në kinse veprime kriminale.

Një media e re e regjistruar në Shqiperi që pretendon të ketë lexues edhe në Kosovë tenton ta implikoj Rexhep Selimin në dyshime për “frikesim dhe dyshim i bazuar për organizim të vrasjeve”.

Rexhep Selimi asnjeherë nuk ka qenë nën hetime për raste që i përmend Albanian Post.
Ata që janë alergjik ndaj Lëvizjes VETEVENDOSJE! kot e kanë që me publikime të tilla të pabazuara e të pavërteta të kërkojnë publicitet duke bërë spektakle të cilave as ata vetë nuk i besojnë.

Mediat e kanë të garantuar lirinë e shprehjes por edhe Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës e ka të obliguar që ti ftoj të gjithë ata që kanë informata për vrasje të përmendura në këto shkrime.

Nuk është ndonjë gjë që i bënë ndere medias për të përmendur me emra dhe mbiemra të dyshuar për vrasjet politike në Kosovë ata të cilët nuk jetojnë më.

Titujt bombastik për lexim dhe klikime mund të jenë strategji e mirë për publicitet por edhe mund të krijojnë dëme të pariparushme të cilat mediumin dhe gazetarin mund ta dërgojne në Prokurori për të dhënë sqarime dhe në gjykatë për tu perballur per padi per kompenzime.

Lufta mediale për ta njollosur dikë e për ta mbrojtur dikë tjetër nuk është as e ndershme e as korrekte dhe nuk ka asnjë pikë efekti në Gjykaten Speciale.

-Sponzor-