Trajneri i Bullgarisë ‘godet’ Kosovën me deklaratën e tij pas ndeshjes!

0

Kombëtarja e Bullgarisë ka arritur të marr një barazim të vlefshëm në ndeshjen ndaj Kosovës.Ndeshja përfundoi me rezultat 1 me 1 dhe trajneri bullgar, Petar Hubchev pas ndeshjes u shpreh mjaftë i lumtur me këtë pikë të fituar.Ai ndër tjerash tha se lojtarët e tij luftuan shumë në këtë ndeshje dhe i kryen detyrat ashtu siç ishin marrë vesh para ndeshjes.

“Kemi pritur që të jetë një ndeshje e vështirë, madje ka dalur më e vështirë se qe e kemi pritur. Kosova ka qenë shumë agresive, dhe ne jemi munduar t’i kundërpërgjigjemi në atë mënyrë, normalisht deri në limitin e lejuat. Kosova ka gjasa për vendin e dytë, ashtu si edhe Bullgaria, Mali i Zi dhe Republika Çeke. Nuk mendoj që portieri ka qenë heroi i ndeshjes, por mund të them se i tërë ekipi në këtë ndeshje mjaft të vështirë. Mund të themi se kemi pasur fat. Ka qenë një ndeshje shumë taktike mes dy trajnerëve dhe po e them sërish se kishim fat”, u shpreh Hubchev.Me këtë barazim Bullgaria ka arritur të marrë 2 pikë në dy ndeshjet e para në Grupin A dhe renditet në pozitën e dytë.

-Sponzor-