Trajnerit gjerman, Joachim Löw, i ndodh më e keqja e mundur pas eliminimit të Gjermanisë nga botërori

0

Mediat gjermane kërkojnë largimin e trajnerit Joachim Löw. Ai shihet si përgjegjësi kryesor i dështimit të Gjermanisë. Federata e Futbollit kërkoi falje ndaj tifozëve duke thënë se eliminimi ishte i merituar.

Në media ka tituj që kërkojnë ekspertizë të thellë për atë çka ndodhi, por edhe të tjerë që eliminimin e Gjermanisë e shohin si çlirim nga ankthi pasi sipas Tages Zeitung, Kombëtarja nuk zhgënjeu vetëm me lojën e keqe në fushë, por të tre ndeshjet e botërorit ishin të dhimbshme.

Sponzor

Ish-futbollistë të Kombëtares dhe sportistë të njohur shprehin trishtimin e tyre në postimet në rrjetet sociale. Ndërkaq Meksika dhe Koreja e Jugut kanë shpallur vllazërinë, që prej orës 22:00 të së mërkurës.

Meksikanët në mbarë botën kanë falenderuar Kombëtaren e Koresë së Jugut që mundi Gjermaninë, duke i siguruar latinëve kalimin në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës.

Një turmë e madhe meksikanësh kanë festuar në dyert e ambasadës së Koresë. Në zyra, në rrugë dhe jo vetëm, në Meksikë, por në SHBA e kudo ndodheshin, meksikanët falenderuan Korenë. Edhe pse nuk i vlejti që fshiu nga skena e këtij botërori Gjermaninë, tifozët koreanë në Seul festuan për fitoren ndaj kampionëve të botës.

-Sponzor-