TRILATERALET E IZOLIMT TË KOSOVËS, PËR HATËR TË VOJVODËS

0

Milazim Krasniqi

Trilateralja e sapombajtur në Novi Sad, ku morën pjesë Serbia, Shqipëria e Maqedonia (Vuçiq-Bernabiq, Rama e Zaev) duket si vazhdimësi e projektit G6, por nuk është. Në dukje është brenda asaj kornize, por në esencë është e kundërta e saj.

Sponzor

Takimi në Novi Sad, ndonëse e lë mundësinë e inkuadrimit të mëvonshëm të tre shteteve të tjera të Ballkanit (BeH, Malit të Zi e Kosovës) me vetë faktin se nuk i ka përfshirë, i bie që i ka përjashtuar. Përjashtimi do të ketë ndodhur për shkak të Kosovës, pra, për të mos e vënë në siklet qeverinë serbe. Logjikisht, i bie që takimi në format të treshes, është bërë për interesat e qeverisë së Serbisë, jo për interesat e Ballkanit, ashtu si e pati konceptuar procesi G6.

-Sponzor-