Trump paralajmëron: Ky mund të jetë fillimi i fundit

0

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili është duke u hetuar për paratë që ia kishte dhënë aktores së filmave porno, kërkoi ndihmë politike nga liderët evangjelistë në një takim më ta në dyer të mbyllura, duke paralajmëruar për pasoja të rënda për ta nëse republikanët humbin në zgjedhjet e nëntorit, shkruan CNN.
Këto zgjedhja të 6 nëntorit janë referendum jo vetëm mbi mua, është një referendum për fenë tuaj, është një referendum mbi lirinë e fjalës dhe Amandamentin e Parë. Është një referendum për aq shumë gjëra,’’ tha Trump para një grumbulli të pasorëve dhe liderëve të tjerë të krishterë të mbledhur.

‘’Nuk është një pyetje e pëlqimit apo mospëlqimit, është në pyetje se ata do të përmbysin gjithçka që kemi bërë dhe do ta bëjnë shpejtë dhe dhunshëm. Dhe dhunshëm. Ka dhunë.

Kur shikon në Antifa – këta janë njerëz të dhunshëm’’, tha Trump, duke përshkruar çfarë do të ndodh nëse votuesit e tij dështojnë të votojnë”, tha Trump.

Antifa – një koleksion i grupeve anti-fashiste të cilët në mënyrë të rregullt organizojnë protesta kundër supremacistëve të bardhë dhe neo-nazistëve kanë dalur si një ‘’bogeyman’’ efektiv kundër disa segmenteve të së djathtës në SHBA, transmeton gazetametro.net

-Sponzor-