Trumpi miraton planin për tërheqjen e 9,500 trupave nga Gjermania

0

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahitri, ka shkaktuar aksident në mes të Prishtinës, saktësisht në rrugën ‘Tringë Smajli’. E që në fund duket se Bahtiri dhe pronari i veturës së dëmtuar janë marrë vesh me fjalë, derisa i pari i Mitrovicës i jep 50 euro para, shkruan Gazeta Metro.

Agim Bahtiri ka shkaktuar një aksident sot në qendër të Prishtinës, në rrugën ‘Tringë Smajli’, afër sheshit të kryeqytetit.

Sponzor

Kryetari i Mitrovicës derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij Range Rover, ka goditur një veturë tjetër Golf, e cila ishte duke qëndruar skaj rrugës.

Metro ka siguruar video nga kjo ngjarje, derisa shihet edhe Bahtiri duke i dhënë para pronarit të veturës së dëmtuar.

Shuma që i ka dhënë Agim Bahtiri këtij pronarit në bazë të xhirimeve shihet se është 50 euro dhe duket se kjo është si mënyrë dëmshpërblimi për pronarin

-Sponzor-