Turbulencë e madhe, lëndohen rëndë pasagjerët në aeroplan

0

45 pasagjerë dhe ekuipazhi u lënduan gjatë një turbulence të rëndë në një fluturim meksikan.
Video e frikshme brenda aeroplanit Airbus tregon një pasagjer të lënduar të shtrirë në tokë, përderisa një tjetër u pa me gjak në duart e tij.

Në video, prindër të brengosur shihen duke i “mbrojtur” fëmijët e tyre dhe anëtarët e ekuipazhit mund të dëgjohen duke kërkuar mjek, transmeton Gazeta Express.

Agjencia Ajrore “Volaris” konfirmoi se fluturimi i tyre 423 nga Guadalajara për në Tijuana pësoi një turbulencë të rëndë që shkaktoi shumë lëndime.

-Sponzor-