U ndalohet qarkullimi me vetura, si do të shkojnë nesër në punë qeveritarët?

0

Rregullat e reja të caktuara për qarkullimin e automjeteve në kryeqytet, ua ndalon qarkullimin brenda qendrës së Prishtinës edhe veturave qeveritare. Por, si do të shkojnë nesër në punë qeveritarët?Që nga nesër, në orën 06:00 fillon zbatim i masave për parandalimin e ndotjes së kryeqytetit. Vendimi për këto masa është marrë pas konsultimeve të krerëve komunale dhe disa ministrive.Njëra ndër masat që nuk po pritet me shumë entuziazëm nga prishtinasit, është ndalimi i qarkullimit të veturave nëpër kryeqytet.

Por, Komuna, qarkullimin e automjeteve të zyrtare të Qeverisë, por edhe atyre komunale e ka ndaluar, ashtu siç i ka ndaluar të gjitha veturat private të qytetarëve. Ndalesa fillon nga ora 06:00 deri në orën 22:00.Përveç automjeteve të transportit publik, emergjente, Policisë së Kosovës, automjeteve të misioneve diplomatike, FSK-së, KFOR-it, EULEX-it, Drejtorisë së Inspeksionit, taksitë e licencuar dhe automjeteve për bartjen e personave me aftësi të veçanta të cilat mbajnë shenjë identifikuese, të tjerat janë të gjitha të ndaluara të hyjnë në qendër të Prishtinës. Ndalesë kanë edhe ato të Qeverisë.Zona e ndaluar përfshinë këto rrugë:1. Bulevardi “Bill Klinton” nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilani” dhe “BekimFehmiu”, gjegjësisht nga shtatorja “Bill Klintoni”;2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rrethrrotullimi i flamuri!3. Rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve;4. Rruga “Edmond Floxha” te salla “1 Tetori’,;5. Rruga “Ilir Konushevci”, nga hyrja e drejtimit të Podujevës;6, Hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arberia” në rrugët “UÇK” dhe “Fehmi Agani”

-Sponzor-