UB uron Bekim Brestovcin në detyrën e re – zv. Ministër në MPJ të Kosovës

0

Para pak ditësh biznismeni dhe veprimtari i njohur Bekim Brestovci është emëruar zv. ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës , për çka sot mori edhe një urim të veçantë nga miqët e bashkëpunëtorët e Unionit tê Biznisit, të shkruar nga kryetari Nazmi Viqa .

Postimi i plot i urimit :

Të nderuar anëtarë të UB, kemi kënaqësinë t’ iu informojmë, që para disa ditëve ish-drejtori i Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane, Bekim Brestovci, mori detyrën e zv. Ministrit në Ministrinë e punëve të jashtme dhe diasporës.

Të gjithë ne jemi deshmitarë të një pune të palodhshme dhe shumë të suksesshme të Bekimit në afarizëm, por, jemi edhe dëshmitarë të një pune të palodhshme e shumë të suksesshme dhe të një përfaqësimi dinjitoz të tij, gjatë ushtrimit të funksionit të tij, drejtor ekzekutiv i UB-së.

-Sponzor-