UDS nderon heroin Sabit Veselin

0

Organizata Studentore “Unioni Demokratik Studentor” ka bërë sot homazhe tek varri i heroit Sabit Veselit.

Në nderim ishin udhëheqësit e UDS-së, Shkumbin Bytyqi e Jeton Deliu.

Sponzor

Postimi i Bytyqit;
Sot, në përvjetorin e kalimit në amshim të viganit të lirisë së Kosovës, Sabit Veselit, në emër të Organizatës Studentore, Unioni Demokratik Studentor, kemi bërë homazhe dhe kemi vënë lule pranë varrit të tij, në shenjë nderimi për jetën dhe veprimtarinë e tij të paharrueshme atdhetare.

Përgjithmonë do të kujtohet Sabit Veseli,
për guximin, përkushtimin, vetmohimin atdhetar dhe gatishmërinë për të sakrifikuar e për të dhënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të Sabit Veselit!

HISTORIA NUK RISHKRUHET!🇦🇱🇽🇰

-Sponzor-