Vajza e deputetit të Vetëvendosjes caktohet për të dhënë mësim online në RTK

0

Aulona Bulliqi-Zhitia, vajza deputetit të Vetëvendosjes dhe kandidatit për kryetar të Podujeveës nga Vetëvendosje, Shpetim Bulliqit, është caktuar për të dhënë mësim online në RTK.

Nuk dihet se si është bërë përzgjedhja dhe në bazë se cilave kritere, apo si ka ndodhur që në mesin e të përzgjedhureve të jetë pikërisht vajza e deputetit të VV-së, Shpejtim Bulliqit.

Sipas burimeve të Gazetës NewBorn, Bulliqi-Zhitia është mësimdhënëse në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ”Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Në profilin e saj në Facebook, Bulliqi-Zhitia tregon se mbështetë hapur Lëvizjen Vetëvendosje.

-Sponzor-