Vdes një kosovar në plazhin e Velipojës

0

Në mëngjesin e sotëm në plazhin e Velipojës ka vdekur një burrë i moshërs 76 vejçare, shtetas i Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Viktima është identifikuar si Martin Gjini, 76-vjeç nga Gjakova, pushues në Velipojë. Mediat shqiptare shkruajnë se ai ka pësuar infarkt teksa ishte në det.

Sponzor

Pavarësisht ndihmës së dhënë, fatkeqësisht 76-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë detare regjistron dhe humbjen e parë të jetës për këtë sezon turistik, në plazhin e Velipojës.

Kujtojmë që edhe dje gjatë ditës ka vdekur një pushues në plazhin e Durrësit. Shtetasit kosovarë janë viktimat e parë për kerë verë në bregdetin shqiptar.

-Sponzor-