VDIQ RAMIZ HETA

0

Dje me datë 22 shkurt 2021 ka vdekur Ramiz Heta.

Ramiz Heta ka lindur më 7 janar të vitit 1947 në Gllogoc të Drenicës.

Sponzor

Pas shkollimit fillor në vendlindje, kreu Shkollen Normale në Prishtinë, dhe diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Ramiz Heta ishte aktivist rinor, punëtor arsimor, sportiv dhe kulturor, dhe udhëheqës i dalluar shoqëroro-politik i angazhuar me përgjegjësi drejtuese në organizata dhe institucione vitale për zhvillimin dhe modernizimin e shoqërise kosovare në përiudha sfiduese për vendin, dhe në kohën e rritjes së subjektivitetit politik të Kosovës në ish-Jugosllavi.

Pas përgjegjësisë të udhëheqjes së Lidhjes së Rinisë Socialiste të Kosovës në përiudhën 1972-1974, dhe angazhimit në Kryesinë e Konfenfencës Krahinore të Lidhjes Socialiste të Kosovës, prej vitit 1979 deri në vitin 1981 shërbeu si Shef i Kabinetit të Asllan Fazliut, Sekretar i Komitetit Komunal të Prishtinës.

Prej vitit 1981 deri në vitin 1989, Ramiz Heta u zgjodh për të udhëhequr institucione dhe organizata të rëndësishme punonjëse, duke përfshirë detyrën si Drejtor i Pallatit të Rinisë “Boro dhe Ramizi” në Prishtinë, detyren e Zëvendës Sekretarit të Sekretariatit Komunal të Punëve të Brendshme, dhe detyrën e Sekretarit të Inspekcionit të Komunës së Prishtinës.

Gjatë kësaj kohe, Ramiz Heta ishte gjithashtu edhe edhe Kryetar i Shoqërisë Kulturore Artistike “Bajram Curri”, dhe kryente edhe përgjegjësi të tjera shoqërore dhe politike në kohën kur po rritej presioni në institucionet dhe popullin e Kosovës nga njesitë e tjera të federatës jugosllave, dhe mekanizmat e vet federates.

Në këtë periudhë, me 5 shtator të vitit 1989, Kuvendi Komunal i Prishtinës vendosi të shpërbëjë Sekretariatin e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, të cilin që nga viti 1984 e udhëhiqte Ramiz Heta. Ky veprim politik ishtë thënë të jetë “në pajtim me kërkesën e kohës për diferencim ideo-politik”.

Prej vitit 1990, Ramiz Heta u angazhua në Ndërmarjen Shoqërore “Avio Kosova” me seli në Prishtinë, të krijuar nga ndërrmarrësit, pilotët dhe aviomekanikët kosovar dikur pjese e “AgroKosova”, kompani kosovare e ndërmarjeve të ndryshme bujqësore dhe tregtare e krijuar pas luftës së dytë botërore.

Pas çlirimit të Kosovës, në qershor të vitit 2000, Ramiz Heta u zgjodh Drejtor i Drejtoratit të Inspekcionit në Qeverinë e parë të Komunes së Prishtinës, me angazhim për kthimin e ligjshmërisë dhe kontrollit institucional për frenimin e fenomeneve negative, në vecanti ndaljen e ndërtimeve pa leje në Prishtinë. Për një kohe e udhëhoqi edhe Drejtoratin e Kadastrit në Komunën e Prishtinës dhe u angazhua në Zyrën Ligjore të Komunës së Prishtinës. Punoi edhe si avokat dhe ishte anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Varrimi i të ndjerit u bë sot me datë 23 shkurt 2021 në vendlindjen e të ndjerit

-Sponzor-