Vendoset përfundimisht rreth fatit të Kosovës për Ligën e Kombëve – U mor ky vendim

0

Tashmë është zyrtare që Kosova do të luaj me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër ballafaqohen Gjeorgjia me Bjellorusinë.

Sponzor

Fituesit e këtyre çifteve do të luajnë në finale për të siguruar biletën në kampionatin evropian Euro 2020, shkruan Indeksonline.

Sipas rregullores, ndeshja nuk do të zhvillohet në terren neutral por UEFA do të vendos me short, në stadiumin e fituesit të çiftit të parë apo të dytë.

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës do të jenë prezent të premten në Nyon të Zvicrës, për të ndjekur hedhjen e shortit.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 26 mars ndërsa finalja me 31 mars.

-Sponzor-