Veseli, BE-së: Duhet të reagoni ndaj provokimeve të hapura nga Serbia dhe Vuçiqi

0

Kryekuvendari Kadri Veseli ka thënë se Bashkimi Europian duhet të reagojë ndaj provokimeve të hapura që Aleksandër Vuçiq dhe Serbia po ia bëjnë Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Është e papranueshme dhe e patolerueshme gjuha e urrejtjes dhe raciste e përdorur nga njëri prej bartësve të institucioneve i deleguar nga Lista Serbe”, njofton Klan Kosova.

“Deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksandër Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë. Ne nuk do lejojmë që Kosova të përdoret si mjet që dikush në Serbi të mbajë pushtetin”.

“Bashkimi Evropian duhet të reagojë ndaj këtyre provokimeve të hapura nga Serbia dhe Vuçiqi”.

“Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për integrimin e serbëve në Kosovë, por assesi nuk do të bashkëpunojmë me ata që kanë qëllim të ndjellin urrejtje dhe frikë”.

-Sponzor-