Veseli flet për deputetët e VV-së që mund ta votojnë demarkacionin

0

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, po shprehet i bindur se të mërkurën do të arrihet të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për vijën kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ani pse, për këtë gjë, atyre iu duhen edhe tre deputetë jashtë PDK-së, AAK-së, Nisma-s dhe LDK-së, parti të cilat kanë arritur koncensus, për të votuar pro kësaj ështje.

Tri votat e nevojshme për kalimin e demarkacionit, sipas Veselit do të sigurohen shumë shpejt.

Ai në një intervistë për RTV21, ka thënë se përkundër që Lëvizja Vetëvendosje, ka treguar qëndrimin e tyre për të votuar kundër, brenda kësaj partie ka deputetë të cilët mund të dalin jashtë këtij vendimi të partisë së tyre.

“Deri diku Lëvizja Vetëvendosje, sot kemi një qëndrim të cilin e ka dhënë. Por, ka ende individë të cilët mendojnë brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Jam i sigurt për këtë gjë”, ka thënë Veseli.

Veseli një natë më parë në një inerrvistë në Klan Kosova, ka deklaruar se tashmë ka një reflektim nga Lëvizja Vetëvendosje, për t’i thënë po marrëveshjes së demarkacionit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

-Sponzor-