Veseli nga Gadimja: Me besim qytetar dhe vizion të qartë, po e kristalizojmë fitoren e 6 tetorit

0

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, pas një mori fshatrash të Kamenicës dhe Gjilanit që ka vizituar sot, në fund është ndalur edhe në Gadime të Lipjanit.

Ai e ka thënë se Gadimja nuk njihet vetëm për shpellën me kristale të veçanta, por edhe për mbështetjen e kristalizuar për PDK-në.

Sponzor

“Gadimja e Lipjanit nuk njihet vetëm për shpellën e njohur me kristale tejet të veçanta. Por, edhe për mbështetjen e kristalizuar për Partinë Demokratike të Kosovës.

Qytetarët anekënd Kosovës po na bashkohen për të mirën e vendit, për të mirën e fëmijëve, grave dhe burrave, të rinjve dhe të moshuarve.

Me besim qytetar dhe me vizion të qartë, ne po e kristalizojmë edhe fitoren e radhës më 6 tetor”, ka shkruar Veseli.

FOTO: https://www.facebook.com/214842955357585/posts/1364195557088980/?sfnsn=mo

-Sponzor-