Veseli: Përveç Ministrisë së Kulturës në Prizren do të vijnë edhe institucione tjera

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së zyrave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kryeqytetin historik të Kosovës, Prizren.

Ai tha me këtë rast se nga sot, Prizreni do të ketë qendrën e vet kulturore.

Sponzor

Sipas tij, Prizreni është traditë dhe identitet i shqiptarëve, por në të njëjtën kohë është gërshetim i kulturave të ndryshme. Ai po ashtu bëri të ditur se në Prizren do të ketë dhe institucione tjera që do të zhvendosen.

“Prej sot Prizreni do të ketë qendrën e vet, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren do të jetë qendër administrative shtetërore. Për aq sa ky nuk do të jetë i vetmi institucion, i cili vjen nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në Prizren do të vijnë dhe shumë asociacione të tjera, të cilat do të jenë nga institucionet qendrore. Nuk është vetëm premtim i momentit për vet faktin se nuk kemi premtim elektoral, por do të kemi dhe ministri të tjera, të cilat do të vijnë në Prizren. Prizreni është gërshetim është traditë, identitet i yni si popull shumicë i shqiptarëve. Por të njëjtën kohë është një gërshetim i kulturave të ndryshme, keni parasysh se nuk ka vend po thuajse në Evropë, ku gërshetohen religjionet në mënyrë më të shkëlqyeshme se sa në Prizren”, tha ai.

-Sponzor-