Veseli tregon qëndrimin përfundimtar për Gjykatën Speciale

0

Ish-komandanti i UÇK-së, tash kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve të tij që të përgatitën, sepse Gjykata Speciale do të ndodhë.

Kreu i Kuvendit ka thënë se pavarësisht që kjo gjykatë është një padrejtësi, të gjithë duhet të jenë të përgatitur që të përballen me të.

Sponzor

Në një intervistë ekskluzive për KTV-në, Veseli ka siguruar se si kryetar i Kuvendit dhe si lider i PDK-së, nuk do të lejojë befasi dhe veprime të njëanshme që e cenojnë partneritetin me SHBA-në dhe BE-në.

Ai ka kërkuar nga të gjitha forcat politike që të bëhen bashkë dhe të jenë më të fortë për ta përballuar këtë proces.

I pari i legjislativit ka treguar se kjo pikë do të vazhdojë të mbetet në rend ditë të Kryesisë, derisa të ketë një vendim për të, ndërsa u ka bërë thirrje anëtarëve të Kryesisë t’i përgjigjen ftesës për mbledhje.

Si shef i PDK-së nuk ka treguar se si do të veprojnë deputetët e tij që e kanë nënshkruar iniciativën për zhbërjen e speciales, por ka thënë se vendimi i tyre do të jetë në interes të Kosovës.

Një ditë më herët, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, u ka dërguar mesazh të qartë të gjithë politikanëve që e mbështesin shfuqizimin e speciales.

Ai tha se deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj do t’iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra.

-Sponzor-