Vjen lajmi i fundit, Vetëvendosje merr vendim të papritur

0

Tash e disa javë Lëvizja Vetëvendosje është duke u përballur me dorëheqje të njëpasnjëshme të anëtarëve dhe zyrtarëve të lartë të saj.
Lidhur me këto dorëheqje, Kryesia e Vetëvendosjes pritet që nesër të mbajë mbledhje.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, sekretari organizativ i VV-së, Ismajl Kurteshi.

Kurteshi ka theksuar se gjatë kësaj mbledhje pritet të diskutohet edhe për dorëheqjet e fundit në VV.

“Po nesër do të kemi mbledhje në orën 15:00. Do të diskutohet për situatën aktuale në Vetëvendosje si dhe do të shqyrtohen edhe dorëheqjet”, ka thënë Kurteshi.

Dje dorëheqje nga pozitat drejtuese brenda VV-së ka dhënë deputeti Faton Topalli, ndërkaq një gjë të tillë e ka bërë sot edhe kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

-Sponzor-