Vjen paralajmërimi i Vjosa Osmanit

0

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të pranojnë të bëhen bashkë me PAN-in për ta shkarkuar Glauk Konjufcën nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

Përveç kësaj ajo ka thënë se LDK’ja nuk do të marrë ndonjë inicitaive për ta shkarkuar Konjufcën nga pozita e të parit të Kuvendit.

Sponzor

Këto deklarata Osmani i ka bërë sot për gazetarët nga selia e LDK’së.

Ajo gjithashtu ka potencuar se është optimiste në arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen për koalicion qeverisës.

Dje Vetëvendosje përmes një zarfi ka refuzuar propozimin e LDK-së që t’ia kthejnë kryeparlamentarin deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK-ja dhe ndarjen e ministrive 5 me 5.

Më pas kreu i LDK’së Isa Mustafa, në një konferencë për media ka deklaruar se këtë letër nuk e konsideron zyrtare.

Dy partitë tashmë i kanë bërë ofertat e fundit njëra-tjetrës, ndërkohë situata është bllokuar dhe nuk ka asnjë deklarim për pranim apo refuzim të ofertave.

Në anën tjetër presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar lëvizje në rast se situata vazhdon të mbetet e bllokuar, derisa nga VV kanë thënë se do ta dërgojnë emrin e mandatarit pa vonesa.

-Sponzor-