Vjen reagimi nga kryeministrit Haradinaj ndaj arrestimit të drejtuesve të Kolegjit “Mehmet Akif”

0

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për arrestimin e sotëm të pesë shtetasve të Turqisë.

Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë bëri të ditur se ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me këto arrestime.

Sponzor

“Arsyeja e ndalimit është mënyra e qëndrimit e padefinuar. Arsyeja e ndalimit është mungesa e respektimit të procedurave për qëndrim në Kosovë. Do të interesohem më tutje për ketë temë”, tha Haradinaj, raporton KosovaPress.

Të arrestuarit janë drejtori i institucioneve “Gulistan”, Mustafa Erdem, zëvendësi i tij, Yusuf Karabina, drejtori Kaahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H.Gunakan.

-Sponzor-