Vjen reagimi nga zyra e BE’së pasi VV nuk votoi marrëveshjet ndërkombëtare: Jemi thellësisht të zhgënjyer

0

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalyia Apostolova ka thënë se ndjehet e zhgënjyer me deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk votuan për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në seancën e sotme, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në Tëitter ajo ka thënë se mosmarrëveshjet politike mes partive po i pamundësojnë qytetarëve përfitimin nga fondet e Bashkimit Europian.

Sponzor

“Thellësisht e zhgënjyer nga deputetët që nuk arritën të ratifikojnë edhe një herë tjetër marrëveshjet ndërkombëtare sot. Mosmarrëveshjet politike të përfaqësuesve të popullit të kosovës po i pamundësojnë qytetarëve të përfitojnë nga përkrahja ndërkombëtare dhe dhe fondeve të BE’së”, ka shkruar Apostolova.

Nataliya Apostolova

@ApostolovaEU

Deeply disappointed with MPs failing to ratify yet another time international agreements today. Political bickering of KS people representatives is depriving the citizens to benefit from international and EU funds and support.

See Nataliya Apostolova’s other Tweets

Në seancën e sotme të Kuvendit, nga 83 deputetë prezentë, vetëm 75 kanë votuar pro që ka qenë e pamjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për arsye se duhen 2/3 e votave.

Ka qenë VV partia e cila deklaroi se nuk do t’i votojë këto marrëveshje.

Marrëveshjet ndërkombëtare që dështuan të miratoheshin dhe votat që morën sot në seancë:

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.  (75 vota për, nuk ka pasur vota kundër dhe as abstenim)

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan. (75 vota për, nuk ka pasur vota kundër dhe as abstenim)

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. 75 vota për, asnjë kundër asnjë abstenim. (75 vota për, nuk ka pasur vota kundër dhe as abstenim)

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit ‘Dogana 2020’. (75 vota për, nuk ka pasur vota kundër dhe as abstenim)

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”. (75 vota për, nuk ka pasur vota kundër dhe as abstenim

-Sponzor-