“Vjosa Osmani të bëhet Kryeministre, Albin Kurti Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm”

0

Analisti politik, Krenar Shala ka thënë se për një koalicion në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes duhet të tejkalohen egot.“Do të ishte një kombinim i mirë që Vjosa dhe Albini t’i tejkalojnë egot dhe të punojnë në krijimin e një programi dhe ekipi që do të sjellë një horizont shprese për qytetarët. Por nuk mund të pritet që ata t’i zgjidhin të gjitha problemet”, ka thënë Shala, njofton Klan Kosova.

“Ka kundërshtime nga VV sepse dyshojnë që Osmani nuk është kandidate që ka ardh nga baza por që është emëruar nga garda e vjetër që ka pasë bashkëpunim me pushtetin.

Sponzor

Vjosa ishte si konsensus për të fituar sa më shumë vota dhe t’i shuajë konfliktet potenciale nëse do të zgjidhej dikush tjetër nga kjo parti. Kurti është politikan që ende nuk është provuar, por as ai nuk mund t’i zgjidhë të gjitha problemet. Mendoj se duhet ta tejkalojnë egon dhe të fokusohen ne ekip. Partitë nuk po e shohin më të rëndësishëm shtetin se partitë e veta”.

Shala në Info Magazine ka deklaruar se në mes të Osmanit dhe Kurtit për Kryeministër, do ta zgjedhte të parën për këto arsye: “Së pari është femër, ka përkrahje nga qytetarët, perceptohet mirë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Albini do të ishte mirë si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme”.“VV ka arritë që t’i bind qytetarët që është partia e vetme që mund ta ç’kapur shtetin nga kapja. VV të marrë Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë. Do të ishte një kombinim që e duan qytetarët. Por nuk do të ketë marrëveshje dhe do të kemi befasi sikur në vitin 2017”.“Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që të merret me dialogun por jo 80 përqind dialog dhe 20 përqind zhvillim”

-Sponzor-