Vjosa Osmani i thotë Albin Kurtit: E ke partinë plotë e përplotë me PDK, po ndikohesh shumë nga ish-LPK-ja që i ke në parti

0

Kryeparalamentarja Vjosa Osmani, para fushatës si kandidate për kreyministre nga LDK-ja, kishte thumbuar rëndë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Osmani në një intervistë eksklzuive dhënë televizionit T7, i kishte thënë Kurtit se partia e tij pra Vetëvendosje është përplot me njerëz të PDK-së dhe se Kurti sipas Osmanit ndihkohet shumë nga ish figurat e LPK-së që janë brenda VV-së.

”Ai po ndikohet shumë nga LPK-ja që i ka brenda në parti. E ka partinë plotë e përplot me PDK brenda. Zoti Kurti dhe partia e tij po helmojnë Kosovën me shpifje të ulta”, kishte thënë Osmani.

Poashtu Osmani thoshte se Kurti e konsideron konstante PDK-në dhe se dëshironte bashkëpunim me Thaçin.

”Zoti Kurti e konsideron si konstante PDK-në dhe ai dëshiron të bashkëpunoj me Hashim Thaçin. Ai ka thënë poashtu se po që se ndërrohet lideri i partisë në PDK e të vijë në vend të Veselit z.Nait Hasani ose zonja Brovina ai do të pranonte të bënte kolicion me PDK-në”, ishte shprehur Osmani në Pressing.

Çuditërisht Osmani kohës së fundit nuk e ka dhënë as edhe një kritikë për Albin Kurtin dhe Qeverinë e drejtuar nga ai, derisa ka gjetur kohë që të përlahet e të kacafytet ashpër me deputetët e partisë së saj, të cilët përveç se e nominuan për kryeministre, ata edhe e zgjodhen kryeparlamntare.

Osmani, nuk kishte dalur e para në qytetin e saj të lindjes në Mitrovicës, as në qytetin ku jeton në Prishtinë, e madje nuk i kishte fituar zgjedhjet nacionale, ani pse sondazhet e vendosen 6% para VV-së.

Edhe pas gjithë këtyre humbjeve të mëdha, Osmani pretendon se ajo është fituesja.

Ja video nga minuta 14:00

PRESSING

Ekskluzive: Vjosa Osmani shpalos programin qeverises

Posted by Gazeta Express on Tuesday, September 24, 2019

-Sponzor-