Votimi i demarkacionit nuk bëhet sonte, mungojnë numrat?

0

Debati parlamentar lidhur me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi është duke vazhduar ende në Kuvendin e Kosovës edhe pse aty kanë mbetur shumë pak deputetë në sallën ku po mbahet seanca.

Siç merr vesh Telegrafi nga burime brenda kabinetit qeveritar pavarësisht asaj që u tha se sonte do të hedhet në votim projektligji për këtë marrëveshje, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Sonte nuk ka gjasa që të votohet pasi që nuk i kemi numrat”, ka thënë këto burime për Telegrafin.

Po ashtu disa deputetë të partive të ndryshme që ka kontaktuar Telegrafi janë shprehur skeptikë sa i përket votimit të sotëm të demarkacionit, duke thënë se gjasat janë të vogla dhe mund të ketë shtyrje sepse nuk ka numra.

-Sponzor-