Vuçiq ankohet tek kryeministri bullgar për “kërcënimet” e Thaçit

0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u tha gazetarëve në Mostar, se kryeministri bullgar i kishte thënë atij se “ka bërë mirë që thirrur për paqe pas kërcënimeve të Hashim Thaçit”.
Aleksandar Vuçiq, pas një takimi që e pati me kryeministrin e Bullgarisë, Borisov, ka treguar se ata kanë biseduar për “kërcënimet” e Thaçit.

“Ka dhënë deklaratë në lidhje me armët, Shqipërinë e Madhe dhe gjithçka tjetër. Bojko më tha dje se kam bërë mirë që kam thirrur në paqe pas kërcënimeve të Thaçit”, ka thënë Vuçiq.

Sponzor

Vuçiq u tha gazetarëve se Serbia do të vazhdojë në këtë mënyrë dhe përsëriti se është e rëndësishme të ruhet paqja dhe stabiliteti.

Aleksandar Vuçi1 u takua me kryeministrin e Bullgarisë në ditën e dytë të vizitës në Mostar, pas së cilës ata mbajtën një konferencë shtypi.

RTS shkruan se Hashim Thaçi tha dje se do t’i përgjigjet kërcënimeve të supozuara ndaj Serbisë “me armë, si para 19 viteve”.

-Sponzor-