Vuçiq i dëshpëruar, ankohet për Kosovën edhe tek princi i Emirateve

0

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, nuk ka lënë njeri pa iu ankuar për taksën që ka vendosur Kosova ndaj produkteve serbe, dhe për nismën e Republikë së Kosovës për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Ai sot i dëshpëruar të njëjtën ankesë ia ka thënë sot edhe princit të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Mohammed bin Zayer al-Nahyan.

“Serbia është jashtëzakonisht e shqetësuar për të ardhmen e serbëve të cilët jetojnë në Kosovë”, ka thënë Vuciq, shkruan ‘Danas’, transmeton Gazeta Express

Vucic gjithashtu i ka kërkuar sheikut arab që të shfrytëzojë autoritetin e tij tek shtetet e ndryshme, për të gjetur një zgjidhje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot e ka përsëritur prap që taksa nuk do të largohet derisa Serbia ta njoh Kosovën. Ndëra çështja e krijimit të Ushtrisë është punë e kryer. Ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri do të hidhen në votim me 14 dhjetor, dhe faktori politik në vend është unik sa i përket kësaj çështje./GazetaExpress/

-Sponzor-