Vuçiq pas takimit me Merkel, paralajmëron një investim të madh gjerman në Serbi

0

Shumë kompani gjermane po punojnë në Serbi, ku pritet të ketë një investim të madh dhe të rëndësishëm por që ende nuk janë diskutuar detajet, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

I pyetur nëse ishte një kompani e madhe e makinave, ai u përgjigj:

Sponzor

“Unë nuk mund të flas, unë mendoj se është një marrëveshje me investitorin. Kur të gjitha marrëveshjet të mbarojnë, unë do të dal të njoftojë për detajet,” u shpreh ai.

Vuçiq shtoi se me kënaqësi do të njoftojë lajmin kur do të ishte krejtësisht i qartë, raporton “b92”.

Ai tha gjithashtu se është një kompani që do të jetë një shpëtim për të gjithë rajonin dhe përfaqëson një të ardhme të madhe, duke specifikuar se është një investim në një vend në Serbinë qendrore.

I pyetur për të thënë të paktën afërsisht kur ky investim i madh mund të ndodh, ai tha se nuk varet nga ne, por nga investitori.

Vuçiq gjithashtu vuri në dukje se me Gjermaninë kemi 10 herë më shumë eksporte se më parë, se Serbia është dhe do të jetë një partner i rëndësishëm i Gjermanisë.,/Gazeta Newborn/

-Sponzor-