Vuçiq për Rezulutën e UÇK-së të cilën nuk e votoj VV: Me veprime të tilla do të jetë shumë e vështirë që të ndërtohet mirëbesim mes Serbisë dhe Kosovës, me rezoluta të tilla do të arrestohet secili serb që flet keq për UÇK’në

0

Si çdo herë para çdo takimi me palën kosovare, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, përkujdeset për spekulime dhe disa detaje të padëgjuara, shkruan Gazeta Metro.

Vucic ka njoftuar se në takimin e nesërm në Bruksel në kuadër të vazhdimit të dialogut me Prishtinën, tema e parë do të jetë të zhdukurit dhe të zhvendosurit, e temë e dytë ekonomia, si qarkullimi më i mirë i mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve, shkruajnë mediumet serbe të mërkurën.

Sponzor

Ai po thotë se ata janë përgatitur, por edhe pala kosovare sipas tij janë përgatitur për këtë takim në Bruksel.

“Ne jemi përgatitur, e shoh që edhe shqiptarët janë përgatitur, unë po marrë citate nga shtypi shqiptar. Do të luftojmë”, ka thënë Vucic.

Kreu i shtetit serb ka thënë se tashmë tema e intervistimit të Hashim Thaçit është mbi të gjitha diskutimet dhe se çështja e dialogut është vetëm një çështje zyrtare dhe burokratike.

“Marrja një pyetje e Hashim Thaçit në Hagë është mbi gjithçka, dhe kjo është tema e vetme në Prishtinë, dialogu për ta është vetëm një temë zyrtare, burokratike”, ka thënë Vucic.

Përveç tjerash presidenti serb ka përmendur edhe miratimin e Rezolutës për vlerat e luftës në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se me veprime të tilla do të jetë shumë e vështirë që të ndërtohet mirëbesim mes Serbisë dhe Kosovës, ku sipas tij me rezoluta të tilla do të arrestohet secili serb që flet keq për UÇK’në

-Sponzor-