Vuçiq: Të arrijmë marrëveshje me Kosovën dhe t’i zgjidhim problemet përgjithmonë

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se komentet që ka shkaktuar vizita e tij në Kosovë janë “pamfletizëm” dhe se për Serbinë do të ishte mirë që serbët dhe shqiptarët të arrijnë marrëveshje dhe të zgjidhin problemet e tyre përgjithmonë.

Ai në një tekst autorial për gazetën serbe ‘Blic’ shkruan se politika e tij është e orientuar kundër “miteve” që vijnë nga e majta, e djathta ose nga rajoni, siç janë ato se “Serbia për rajonin gjithmonë është fajtore dhe se dëshiron të zgjerohet në kurriz të tjerëve”.

Sponzor

“Ajo që unë në mënyrë të qartë e kam thënë është se kam kërkuar të ‘pushtojmë’ me  lap-top, me dije, libër e laps dhe jo vetëm në Ballkanin, por edhe të ardhmen, por kjo në qetësi është heshtur. Pikërisht ashtu siç një pjesë e opinionit në Serbi kaloi mbi faktin se gjatë vizitës në Kosovë, qartë është bërë një dikontinuitet me politikën e Millosheviqit”, ka shkruar Vuçiq.

Vuçiq vlerësoi se kjo nuk përshtatet në atë që mendon një pjese e Serbisë, që bazohet në supozimin se ai ishte i keq dhe është për luftë, por shtoi se “komentuesit që shkruajnë pamflete” i kapërcejnë pjesët që nuk iu përshtaten atyre.

Presidenti serb thotë se ajo që ka filluar një kohë e re, një epokë e re për gjithë Ballkanin edhe për Serbinë, i heq komplotet e tyre dhe se është koha ku të gjithë do të mund të marrin diçka të mirë, të ketë përfitim.

“Pikërisht për këtë arsye, ilaçi më i mirë për Serbinë do të ishte që serbët dhe shqiptarët, kurdo qoftë, të arrijnë një marrëveshje dhe të zgjidhin problemet e tyre përgjithmonë”, ka shkruar Vuçiq. /Telegrafi/

-Sponzor-