VV do te thotë Vetoni Vendos

0

Kjo ishte shpresa e qarqeve titiste dhe trashëgimisë UJDISTE në Kosovë
Albini nuk i dha asnjë ministër Gjakovës që ia dha 5 Deputet.
Pra as Mimozës që i solli votën e Gjakovës. Por, nga prononcimet po krijohet përshtypja se Mimoza është zëvendësuar me një personalitet tjetër e ajo është Arberie Nagavci.
Prishtina i dha 11 deputet pa asnjë ministër.
Tani po shihen pasojat e marrëveshjes me LDK dhe zhveshja që i ka bere Isa Mustafa.
Sot e ka lënë Albinin si boqe/talle misri pa asnjë kokërr që nuk shërben për asgjë.
Pra bërja e kryetarit të kuvendit marrëveshja mes LDK e VV është fundosur.
Tani kemi futjen ne rreth vicioz të krizës institucionale apo kapsllekun politik.
Asgjë mund te zgjate pa afat. As pritjet e komunikimeve brijore të institucionit të Presidentit e subjektit që duhet të propozoj mandatarin.
Ka momente në historitë politike të shteteve që se kalojnë dot tranzicionin, kur fatet e shtetit i merr në dorë populli përmes trazirave sociale, për të vu në vend drejtësinë dhe sundimin e ligjshmërisë e kushtetutshmërisë. Ajo që mund të jetë zbrazëtira ligjore, përmbyllet me vendime të gjykatës kushtetuese e autorizuar për interpretim gjyqësor të kushtetutës. Por edhe nga radhët e LDK po duket se ka lider që kanë kredi të pakontestueshme në këtë subjekt siç doli tani së fundmi z. Agim Veliu. Ky i tregoi internacionalisteve socialist, se LDK ka vlera dhe tradite në politikat e djathta si anëtare e Partive Popullore të Djathta dhe parti me tradite edhe kredi në historinë shtet formuese të Kosovës. Prandaj tendenca për të aplikuar diktat dhe imponua sjelljet politike sipas kutit të Albin Kurtit atëherë LDK do ta fundose LVV dhe krye internacionalistin Kurti.
Por ajo që shqetëson është reagimi i zonjës Vjosa Osmani me konkretisht mbesa e Ismet Osmanit – CURRIT i cili shquhet si bashkëpunëtor i shumë figurave kriminale serbe dhe shumë personaliteteve të realizueshme dhe që kanë vepruar në dëm të Kosovës duke bartur pozicione të rëndësishme në shtet të emëruar me ndërhyrjen e vet z. Curri apo me sugjerime nga Dedinja. Po zonja osmani po harron se vet z. Veliu e di mirë se votat e znj. Vjosa nuk ishin vota reale por erdhën me fugona deri në urën e Ibrit nga serbet e Kosovës që votojnë në veri apo në serbi dhe e bënë heroinën e LDK e qytetarëve votues të LDK. Por, ajo që dihet botërisht dhe u vërtetua në disa raste është se Vjosa Osmani është ë kapur nga rrjeti kriminal i axhës së sajë dhe qarqeve serbe por edhe i duetit Thaqi/Mustafa që veç e kanë në grusht dhe lozin sipas interesit në fushën e shahut politik, ku i realizojnë interesat e veta këta pseudo lider.
Po një e keqe ndaj secilës duhet pasur kujdes është tendenca e urdhëruar ndaj LVV qe të shkoj gjithsesi në zgjedhje e që është insistim rus në rajon dhe në Kosovë, që do të mundësonte implementimin e skenarëve ruso-aziatik në rajon. Në tërë këtë kreditë e influencës politike , materiale përmes doktrinave sorosiane për një shoqëri të hapur dhe pa identitet shtetëror dhe as nacional, të Albinit që u katapultua si politkan në burgjet e Serbisë, qëndron krye mentori i ekipit Qosja & Co. Kryetari i UJDIT, Veton SURROI. Vetëm produkte të tilla si albini dhe Vjosa janë të pranueshëm në Kosovë, për Beogradin dhe Moskën.

Tevide Krasniqi

-Sponzor-