Xhabir Zharku tregon nëse është ende pjesë e PDK’së

0

Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhabir Zharku ka thënë se mbetet ende pjesë e partisë së udhëhequr nga Kadri Veseli, edhe pse për gjashtë vite ndodhej në arrati në Suedi.

Por, Zharku ka thënë sot se edhe pse nuk është pjesë aktive e PDK-së, mbetet anëtar i kësaj partie.

Sponzor

“Nuk jam pjesë aktive e Partisë Demokratike, por unë nuk jam nga ata të cilët kur ju ndodhë diçka e keqe thonë se do të kalojnë në ndonjë parti tjetër. Unë prapë qëndroj në Partinë Demokratike. Do t’i kthehem jetës politike sapo ta pastroj juridikisht veten”, ka thënë Zharku.

Ish-kryetari i Kaçanikut, Zhabir Zharku, ishte gjetur fajtor për veprat penale të detyrimit dhe armëmbajtjes pa leje në vitin 2012 dhe ishte dënuar me 3 vjet burg, por nuk e kishte mbajtur dënimin meqë ishte arratisur në Suedi.

Zharku kishte jetuar lirshëm në Suedi, derisa Suedia kishte njoftuar autoritetet kosovare se nuk mund ta ekzekutoj dënimin në këtë shtet sepse s’ka marrëveshje ndërshtetërore.

-Sponzor-