Xhafer Gashi ”privatizon” KEK-un, vëllau i tij emrohet zv.Drejtor i KEK-ut

0

Enver Gashi, vëllau i kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, kunderligjshëm është emëruar zv. Drejtor i KEK-ut.

Burime të Gazetës NewBorn, brenda KEK-ut, thonë se Enver Gashi i cili është asambleist në komunën, ku vëllau i tij e drejton, është emëruar në kundërshtim me nenin 17.2 pikën K të ligjit për Ndërmarrje Publike.

Sponzor

(FOTO Enver Gashi)

Ky ligj thekson se një drejtor duhet të jetë i pavarur politkisht dhe nuk duhet te ketë pasur një post politik në 36 muajt e fundit.
(FOTO LIGJI)

Më herët Gazeta NewBorn, kishte informuar për punësime me prapavijë politike në KEK nga u.d i Kryeshefit të KEK, Luigj Imeri, i cili kishte punsuar në ketë Korporatë Milot Podvoricën, ish-këshilltar politik në kabinetin Arben Vitisë.
(Foto Miloti)

-Sponzor-