Xharra e PDK-së ‘godet’ rëndë Haradinajn: A mos prite që tash e tutje me…

0

Ish-gazetarja tash anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra ka kritikuar sjelljet e fundit të Haradinajt dhe politikanëve tjerë në raport me Amerikën.

Ajo në facebook shkruan se “proamerikan nuk të bën një flamur në tavolinën e punës”.

Sponzor

Sipas saj, me veprimet e fundit po shkatërrohet një aleancë e përhershme me shtetin e SHBA-së.

“Amerika na e dha mesazhin e qarte, a mos keni prite qe tash e tutje edhe ne “shetitje” neper Ëashington ju dergon?! Fatkeqesia ketu nuk eshte qe kryeministri Ramush Haradinaj dhe te tjeret pas tij qe mund te mos marrin viza, por izolimi i tere Kosoves, stagnimi ne fazen me te rendesishme te saj. Nuk ju ben proamerikan nje flamur ne tavolinat e juaja te punes, e as deklaratat”, ka shkruar Xharra në facebook.

Madje sipas saj, askush nuk ka pse të çuditet pse nuk po ia japin vizën, duke aluduar në kryeministrin Haradinaj.

“Kujtojeni 1998/1999 kush ju doli krah?! Kush na shpetoi nga gjenocidi? Amerika! Kush ishte aleati i UÇK-se kunder forcave militare te Millosheviqit, Amerika! Sot keni zgjedhe me permbyse gjithe ate mbeshtetje gjithe ate aleance. Edhe po cuditeni pse nuk po merrni viza?!”, përfundon statusi i Arbana Xharrës.

Ndryshe, lajmi.net mbrëmë raportoi se Amerika ia ka refuzuar vizën kryeministrit të Kosovës.

Këtë e konfirmoi edhe vet Haradinaj duke theksuar se ende është në pritje të procedurave.

-Sponzor-