Zbulohet e vërteta për ‘policët’ serbë që janë parë në Prishtinë, flet Policia

0

Florim Isufi, gjeograf dhe anëtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare Kosovë- Mali i Zot, sot në profilin vet të Facebooku ka publikuar një shkrim në të cilin thotë së në rrugën Prishtinë – Prapashticë policë të uniformuar dhe të armatosur.

Sipas Isufit, afër forcave policore serbe kanë qenë edhe forcat e policisë së Kosovës.

Sponzor

Në shkrimin e vet gjeografi Isufi ka publikuar edhe një ilustrim përmes të cilit ai ka treguar e vendin se ku kanë qenë këta policë. Transmeton Gazeta NewBorn

Ky është postimi i plotë i Isufit:

Të nderuar miq

Po sa kalova në rrugën nga fshati Prapashticë për në Prishtinë. Në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Prapashticë dhe Prishtinë Mramur në fshatin Makoc hasa në një autobusë të parkuar jashtë rrugës. Në një kioskë pran rrugës ishte i vendosur flamuri i shtetit të Serbisë, ndërsa ajo çka ishte shqetësuese dhe tepër e pa shpjegueshme ishte prezenca e policisë së shtetit të Serbisë me uniforma dhe me pushkë automatike në duar. Në dy anët e rrugës në një distance prej disa dhjetëra metrave ishte edhe policia e Kosovës. Shtrohet pyetja çka kërkonin policia e Serbisë e uniformuar me flamur dhe kallashnikov në fshatin Makoc. Kjo është pyetja e vetme pas luftës së vitit 1999 që unë nuk munda ti jep përgjigje. Tepër shqetësuese.

Koha.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxhën, për ta pyetur lidhur me këtë që ka shkruar Isufi. Përgjigja ka qenë se atje po xhirohet një film i Kosovës dhe se “policët serbë” janë aktorët që marrin pjesë në xhirim dhe se për këtë kanë marrë leje përkatëse nga autoritetet.

-Sponzor-