Zbulohet më fund fajtori për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

0

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka thënë se është i sigurt që përgjegjës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit është shërbimi sekret serb.
“Përgjegjës kryesor për vrasjen e Ivanoviqit është shërbimi sekret serb.

E dimë se çka bën Serbia për qëllimet e veta. Në atë moment që Serbia është e gatshme t’i luftoj bandat në veri atëherë nuk do të kemi raste të tilla”, ka thënë Shala në “Rubikon” të KTV’së. Sipas tij, nuk duhet që ky rast të anashkalohet nga mekanizmat e sigurisë.

Sponzor

“Duhet të veprohet në veri. Nuk guxojmë që t’i lëmë hapësirë shtetit serb që të hetoj qytetarët tanë”, ka thënë ai duke shtuar se nuk bën të politizohet ajo dhe të ndërlidhet me temën e Gjykatës Speciale.

Përball tij, kundërshtari i tij politik nga LDK, Driton Selmanaj ka thënë se e kupton Shalën që distancohet prej temës së Gjykatës Speciale për shkak të ndjeshmërisë së temës mirëpo vrasja e Ivanoviqit është krejtësisht politike.

“Normalisht që njëra nga temat është Gjykata Speciale sepse është hera e parë që ne si qytetarë të Kosovë jemi ndjerë të kërcënuar nga liderët tonë”, u shpreh Selmanaj.

-Sponzor-